Festa e pavarësisë nga sheshi 'Nëna Terezë'

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 14:46
Festa e pavarësisë nga sheshi 'Nëna Terezë'

Kosova shënoi 14 vjet të shtetësisë me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të shumtë përcollën Paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga sheshi “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Atmosfera festive nëpërmjet fotografive, të realizuara nga Radio Evropa e Lirë. 

1Parakalimi i Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

2Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK, në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

3Një vajzë e vogël me flamurin e Kosovës të punuar me letër origami.

4Në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës qytetarët mbanin edhe flamuj të SHBA-së, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi. 

5Parakalimi i ushtarëve të FSK-së nëpër sheshin kryesor të Prishtinës në shënimin e 17 Shkurtit.  

6Një pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  

7Një pjesëtar i FSK-së mban logon me flamurin e Kosovës dhe stemën e Ushtrisë. 

8Parakalimi i i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

9Garda Ceremoniale e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

10Një vajzë e veshur me një bluzë ku shkruan Kosova, buzëqesh derisa mban një balon me hartën e Kosovës.

11Një fëmijë me plis në kokë mban në dorë flamurin e Kosovës.

12Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë sivjet u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.

(Kosova Sot Online)