
Ministri grek e ambasadori turk diskutojnë ashpër për punën e kufijve në Egje

Apetitet e Erdoganit për disa ishuj grek në Detin Egje kanë nxitur një debat mjaft të nxehtë në mes të kryediplomatit grek, Nikos Dendias dhe ambasadorit të Turqisë në Norvegji. Fazli Çorman. Të dy kanë diskutuar me tone të larta në një diskutim të organizuar nga NUPI ( Norsk Utenrikspolitisk Institutt).
Dendias ka thënë se dallimet në mes të Athinës dhe Ankarasë janë të zgjidhshme, megjithatë ka specifikuar se për të ndodhur një gjë e tillë, Turqia duhet të kthehet në shekullin XXI.
“E vërteta është se dallimet midis Greqisë dhe Turqisë janë të zgjidhshme. Me një parakusht: që Turqia të vijë në shekullin e 21.”, ka thënë Dendias.
Tutje kryediplomati grek ka thënë se nëse Turqia vepron sikur në shekullin XIX dhe tenton të implementojë politikën e Sulejmanit të Madhërishëm me ushtri rreth Mesdheut, atëherë një gjë e tillë s’do të lejohet.
(Kosova Sot Online)