Çka u sekuestrua në pasurinë marramendëse të “FELIX”-ave në Mallorca
Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane ka vënë në pranga Qazim Osmanin dhe vëllezërit e tij.
Siç u raportua nga mediat belge fillimisht, vëllezërit Osmani u kapën në Kroaci.
Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane.
Më shumë se 30 milionë euro të pastruara, investime në pasuri të paluajtshme në Majorka, 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina luksi, 16 orë luksoze, 203,000 euro në para të thata dhe 40,000 në kriptovaluta. Kjo është pasuria e sekuestruar në Mallorca ndaj Bashkim Osmanit, drejtuesi kryesor i rrjetit të pastrimit të parave të çmontuar të martën e kaluar në Majorka. Organizata e kishte grumbulluar këtë pasuri të madhe falë pastrimit të fitimeve të mëdha të marra nga importi i kokainës së sjellë nga Amerika e Jugut thotë media spanjolle.
Bashkim Osmani, 50-vjeçari ga Kosova konsiderohet si kreu i këtij rrjeti mafioz. Ai raportohet se ka biznese të dyshimta në Gjermani, ku ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një krim ekonomik.
Operacioni i Europol i quajtur “Shqiponja e zezë” e kapi Bashkim Osmanin në Kroaci. Pas pak ditësh, ai do të ekstradohet në Spanjë.
Sipas hetimeve, rrjeti i drogës kishte për synim futjen e sasive të mëdha të kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut përmes porteve të ndryshme evropiane. Droga më pas u shpërnda në të gjithë kontinentin në aeroplanë privatë, automjete, pako postare dhe kontejnerë transporti.
(Kosova Sot Online)