Gallatë në Mynih, ambasadori gjerman në OKB e bën një lapsus: S’ka organizatë më të rëndësishme se SHBA

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 10:08
Gallatë në Mynih, ambasadori gjerman në OKB e bën një lapsus: S’ka organizatë më të rëndësishme se SHBA

Christoph Heusgen, ambasador i Gjermanisë në OKB i cili nga viti i ardhshëm do të jetë kryesues i Konferencës së Mynihit, ka bërë një lapsus simpatik gjatë hapjes së konferencës së Mynihut.

Pasi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka përfunduar fjalën Heusgen ka dalë në podium ku ka folur ku duke dashur të thotë se s’ka organizatë më të rëndësishme se OKB, ka thënë se s’ka organizatë më të rëndësishme se “Shtetet e Bashkuara”.

Kjo ka nxitur reagime tek të pranishmit të cilët kanë qeshur, përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit Anony Blinken i cili ka ngritur duart lartë si duke dashur të thotë se një gjë e tillë është e saktë.

Video nga minuta : 56:30

(Kosova Sot Online)