Vjedhja e 2.1 milion eurove është krim i organizuar!

Vjedhja e 2.1 milion eurove është krim i organizuar!
Vjedhja e 2.1 milion eurove është krim i organizuar!

Muhamet Kelmendi

  • 19 February 2022 - 09:17

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Vjedhja e llojit të tillë është krim i organizuar. Këtu dalin dy çështje: E para, vepra penale tregon se kemi të bëjnë me një grup kriminal të organizuar për veprimtari penale dhe E dyta, ky grup kriminal ka vepruar në bashkëveprim dhe me plan të përcaktuar dhe të përgatitur paraprakisht.

Në Kosovë u vodhën nga para dy vitesh nga Thesari i shtetit 2.1 milionë euro. Këtë vepër e pranoj Labinot Gruda se ai e ka kryer. Krimet e natyrës së tillë të rëndë penale kryhen zakonisht në grupe të organizuara dhe me plane mirë të përgatitura. Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga ana Labinot Grudës, nga Thesari i Shtetit, nuk është vepër e vetëm këtij individi.

Vjedhja e llojit të tillë është krim i organizuar. Këtu dalin dy çështje: E para, vepra penale tregon se kemi të bëjnë me një grup kriminal të organizuar për veprimtari penale dhe, e dyta, ky grup kriminal ka vepruar në bashkëveprim dhe me plan të përcaktuar dhe të përgatitur paraprakisht. Kjo forme e krimit është shumë e rëndë dhe dënimet janë më të renda, në krahasim me veprën kur kryhet nga një person dhe pa një plan. Çështja tjetër është te mjetet e vjedhura. Këto mjete, nëse gjenden i kthehen pronarit përkatësisht Thesarit të Shtetit. Kjo është e rregulluar dhe kështu është përcaktuar me norma juridike. Kosova ka ligj të qartë sa i takon kësaj çështje dhe ai duhet të zbatohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".