
Qazim Osmani: S’ma ndien që është vila e Sllobës, do ta blija edhe të Hitlerit!

Biznesmeni nga Kosova, Qazim Osmani - i njohur si Feliksi - ka shprehur dëshirë për ta blerë vilën në Dedinje të Beogradit, të Kasapit të Ballkanit - Sllobodan Millosheviq. Por, nuk dëshiron të flas shumë për këtë.
Qazimi ka thënë për ditoren serbe Kurir se nuk ia ndien e kujt është patundshmëria, nëse ajo i pëlqen.
Ai nuk ka treguar detajet e shitblerjes, por nuk fsheh se kërkon vend ekskluziv në kryeqytetin serb.
“E dua Beogradin, sepse është qyteti më i fortë. Do të doja të jetoja këtu, sepse gjithçka është mirë. Nuk do të komentoja për shtëpinë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Osmani thotë se ka shikuar edhe shtëpi tjera në Beograd.
“Çka ka lidhje që është e Sllobës. Edhe po të jetë e Hitlerit, nuk do të ndikonte në vendimin tim. Nuk ma ndien se kush ishte pronari i mëparshëm. Përshtypjet i kam të mira, por nuk do të flas për këtë temë. Nuk i frikohem askujt, por për këtë nuk dua të flas”, ka thënë Feliksi
Shtëpia e Millosheviqit ka katër nivele. Aty janë dhjetë dhoma të fjetjes, gjashtë banjo, dy recepcione dhe dhoma për pritje. Pjesa nën kulm ka ballkon të gjerë, tri dhoma të fjetjes dhe banjo.
(Kosova Sot Online)