Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale kryhet me sukses një operacion i rrallë te një 21 vjeçare

  • E. /
  • 21 February 2022 - 14:53
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale kryhet me sukses një operacion i rrallë te një 21 vjeçare

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare.

Sipas SHSKUK’së, për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital.

“Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore. Ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje”, thuhet nga SHSKUK.

(Kosova Sot Online)