Prishtina oazë e pastrimit të parasë së pistë në ndërtime nga krimi që po lulëzon para hundëve të prokurorisë!

Prishtina oazë e pastrimit të parasë së pistë në ndërtime nga krimi që po lulëzon para hundëve të prokurorisë!

Hajrullah Tërnava

  • 21 February 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Shpëlarja e parasë së pistë në këto mandate pati filluar me investimet që bëheshin në ndërtimtari prej rreth 500 milion euro në vit, por kulmi i rritjes së tyre arrin sidomos në mandatin e Isa Mustafës dhe pastaj atë të Shpend Ahmetit deri në 1 miliard euro brenda vitit. Kjo shpëlarje e parave nuk është hetuar dhe zbuluar asnjëherë nga qeveritë e kaluara të cilat po ashtu duhet të jenë përgjegjëse lidhur me këtë skandal sepse po dirigjoheshin dhe komandoheshin nga SHIK-u ilegal, jo me letra- dokumente por me urdhra gojor.

Kur e kemi parasysh se që nga çlirimi e deri me tani Kosovën e ka kaplua krimi i organizuar i të gjitha llojeve, tani është koha që ti hapet dera fillimit të hetimit të thelluar dhe pa vonesë të rrjeteve të krimit të organizuar që për dy dekada kanë funksionuar në shpërlaje e parasë së pistë edhe në Kosovë, sidomos në fushën e ndërtimeve, nga të gjitha veprimet e pa ligjshme, nga mafia e trafikut dhe tregtisë me drogë, pas arrestimeve të fundit të grupeve mafioze të mafisë shqiptare, e që u realizuan së fundi me arrestimet e shume shqiptarëve si dhe biznesmenëve kosovar të cilët dyshohet se drejtonin një  apo më shumë të rrjeteve të mëdha të  drogës, që destinacion kishin Evropën nga Amerika e Jugut.

Gjithsesi se tani duhet të reflekton kjo Qeveri e re e Kosovës për të kërkuar nga Prokuroria Speciale, hetimin dhe kërkimin e përgjegjësisë penale për të gjitha mandatet e qeverisjeve në nivel qendror e lokal, që heshtën dhe lejuan depërtimin e parasë së pistë për ta shpërlarë në Kosovë, sidomos të përqendruar në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, duke filluar nga mandati i parë i Ismet Beqirit  i zgjedhur kryetar ne zgjedhjet komunale ne vitin 2002, mandat të cilin e ka ushtruar për 5 vjet, deri në zgjedhjen e Isa Mustafës  në vitin 2007.

Shpëlarja e parasë së pistë në këto mandate pati filluar me investimet që bëheshin në ndërtimtari prej rreth 500 milion euro në vit, por kulmi i rritjes së tyre arrin sidomos në mandatin e Isa Mustafës dhe pastaj atë të Shpend Ahmetit deri në 1 miliard euro brenda vitit. Kjo shpëlarje e parave nuk është hetuar dhe zbuluar asnjëherë nga qeveritë e kaluara të cilat po ashtu duhet të jenë përgjegjëse lidhur me këtë skandal sepse po dirigjoheshin dhe komandoheshin nga SHIK-u ilegal, jo me letra- dokumente por me urdhra gojor. Kjo traditë ka vazhduar duke u thelluar dhe perfeksionuar akoma më shumë në mandatin e Shpend Ahmetit i cili nga Isa Mustafa e merr mandatin e kryetarit të komunës së Prishtinës pas zgjedhjeve lokale të nëntorit  të vitit 2013, dhe zgjidhet dy herë rresht në këtë pozitë, deri në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pra 8 vjet mandat, të keq qeverisjes dhe shpëlarjes së parasë së pistë në fushën e ndërtimeve në komunën e Prishtinës, para hundëve të Qeverisë qendrore, Prokurorisë dhe AKI-së që nuk ndërmorën asnjë veprim për ta zbuluar dhe parandaluar këtë krim. Përgjegjës për lejimin e fillimit të krimit në ndërtim, dhe degradim të Prishtinës, përmes pastrimit të parasë së pistë të rrjeteve të drogës e prostitucionit gjithsesi ka pasur edhe kryeministri i parë Bajram Rexhepi, i cili e ka ushtruar këtë mandat nga 4 marsi 2002 deri më 3 dhjetor 2004, kur është zëvendësuar nga Ramush Haradinaj 3 dhjetor 2004 nga AAK- të cilit ju ndërpre mandati nga Gjykata e Hagës, për ta vazhduar atë mandat të AAK-s bajram Kosumi 25 Mars 2005, deri më 10 Mars 2006, dhe Agim Çeku nga 10 Mars 2006 deri më 9 janar 2008.

Pas këtij mandati drejtimin e merr SHIK-u dhe PDK me Hashim Thaçin nga 17 shkurt  2008 deri më 9 dhjetor 2014. Asgjë pozitive për ta luftuar këtë fenomen nuk ka ndodhur edhe në mandatin e Isa Mustafës të filluar më 9 dhjetor 2014  e deri më 9 shtator 2017, koalicioni PDK- LDK, e kur në këtë pozitë të kryeministrit vjen Ramush Haradinaj në koalicionin e PANIT  deri më 3 shkurt 2020, pas tij vjen Qeveria jetëshkurtër Kurti më 3 shkurt 2020 deri më 3 qershor 2020, kur pushteti kapet nga Avdullah Hoti i LDK-s deri në 22 mars 2021. Të gjitha këto Qeveri të ndërruara në nivelin qendror, dhe ato në nivelin lokal, nuk kanë bërë asnjë veprim për të ndjekur dhe ndëshkua krimin e organizuar që ka vepruar dhe vepron duke pastruar parën e pistë në fushën e ndërtimeve në Prishtinë me fokus kryesor por edhe gjithandej Kosovës në komunat kryesore. Të heshtura, apo dorëzuara para krimit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe institucione e drejtësisë, KPK dhe KGJK. Instalimi i krimit ka filluar në mandatin e UNMIK-ut ku kryeprokuror i parë ishte Ilmi  Zhitija deri 2011-2014, kur këtë pozitë e merr për mandat 7 vjeçar kryeprokurori  në largim  Aleksandër Lumezi.

Lumezi në pozitën e kryeprokurorit të shtetit zyrtarisht është emëruar  më 21/04/2015, dhe ka vetëm edhe disa muaj deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, por rezultatet në punën e tij dhe institucionit që e drejton dhe koordinon janë zero. Tani shtrohet pyetja se pas daljes në skenë të aferave të njëpasnjëshme të krimit të organizuar, qarkullimit dhe tregtimit të drogës, duhet të japin përgjegjësi të gjithë drejtuesit aktual dhe ish drejtuesit e institucioneve të shtetit, të kapura e ndikuara nga  nëntoka kriminale për dështim në sundimin e ligjit dhe të lidhjes me krimin i cili po i qet hije të zezë dhe imazh tepër negativ shtetit të Kosovës. Gjithsesi se duhet Urgjentisht të shkarkohen, diferencohen me një Vetting të hershëm të gjithë Prokurorët dhe ish prokurorë, kryeprokurorët dhe kryegjyqtarët, për mos hetim e mos veprim të ati krimi të ati niveli aq të lartë.

Tani duhet që  Kosova të ketë një Kryeprokuror dhe ekipe prokurorësh , edhe të Prokurorisë Speciale për ti hetuar të gjithë pushtetarët e mandatit të kaluar për lidhjen me krimin e organizuar. Pa një spastrim të rrënjësishëm të këtyre institucioneve edhe Kosova si shtet nuk do ta ketë një perspektivë më të mirë në të ardhmen, prandaj duhet që të fillohet të funksionoj me një edukatë juridike shtetërore si kultur zyrtare e shtetit të Kosovës, që në të ardhmen me luftimin e pamëshirshëm të krimeve, Kosovës ti kthehet reputacioni pozitiv ndërkombëtar që të rrugëtoj drejtë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".