Pas videos së Vedatit të Stupcave që nxiti reagimin e vajzës së Jakup Krasniqit – Osman Azemi del me një postim

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 15:13
Pas videos së Vedatit të Stupcave që nxiti reagimin e vajzës së Jakup Krasniqit – Osman Azemi del me një postim

Gresa Krasniqi, vajza e ish-kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi, i ka reaguar ashpër aktorit Vedat Bajrami, pasi ky i fundit u shfaq me një video në “rolin” e Krasniqit nga Haga.

Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë. Krasniqi tha se kjo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor. Videoja ngjalli reagime të shumta.

Ajo shtoi se ka një milion forma për të treguar mirënjohjen dhe mbështetjen ndaj seciles figurë çlirimtare dhe se ajo video me ato pamje do të duhej të ishin të fundit.

“Ato imazhe janë turpi më i madh që një qytetar i Kosovës mund të bëjë për një njeri që sakrifikoi vitet më të mira të jetës, prandaj për ne është e papranueshme që sot pseudokomedian të tillë nga rehatia e shtëpisë së tyre të thellojnë plagët tona”, ka shkruar ajo.

Krasniqi tha se Bajrami nuk kishte guxim t’i imitonte edhe të tjerët që gjenden me Krasniqin në Hagë.

E në këtë situatë ka reaguar shoku i Vedat Bajramit, Osman Azemi, duke e shpërndarë një foto të “Teta Gjylit”, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Gjyla ju dëshiron shumë dashni”.

Postimi i tij i plotë:

Image

Lidhur me reagimet që ka ngjallë humori i Vedat Bajramit, Express ka tentuar të marrë një koment nga vetë ai, por nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

(Kosova Sot Online)