Policia ndaloi veturën, pasagjeri u bë kinse po hynë në banjon e lokalit- policia i konfiskon armën

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 08:23
Policia ndaloi veturën, pasagjeri u bë kinse po hynë në banjon e lokalit- policia i konfiskon armën

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti patrullues nga stacioni policor në Gjilan dje në një pikë kontrolli, ka ndaluar veturën me targa 04 për shkelje të rregullave në komunikacion ku ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba përkatëse.

Derisa patrulla policore ishte duke u marr me vozitësin bashkëudhëtari i cili gjendej në veturë u shmangë duke hyrë në një lokal të afërt dhe në tualetin e tij ka tentuar për ta fshehur një pistolete Roger me 8 copë fishekë te Cal.5.27×28 e cila ishte pronë e vozitësit B. I.

“I njëjti është hetuar nga patrulla policore ku është konfiskuar arma dhe municioni. Gjatë kontrollit në veturë është  gjetur edhe një Sprej “CO2” si dhe një pistoletë – shkrepës e plastikës (emitim sikur armë e vërtet), të cilat  janë konfiskuar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të  prokurorit të shtetit rasti iniciohet si: ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave logjore. Rasti dërgohet në prokurori.

(Kosova Sot Online)