Lexoni edhe:
Dy dekada në heshtje përballë krimit të organizuar, Qeveria është para provimit të madh
Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të njohur dy rajonet ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura.
Këto rajone njihen si Donbas.
Dy dekada në heshtje përballë krimit të organizuar, Qeveria është para provimit të madhLexoni edhe:
“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.
Sipas agjencisë, Mihdad i ka bërë këto deklarata në Forumin Valdai në Moskë më 22 shkurt.
“Ajo çfarë Perëndimi po bën kundër Rusisë sot, është e ngjashme me atë që ka bërë kundër Sirisë gjatë luftës terroriste”, është cituar të ketë thënë ai.
Rusia është aleate e presidentit sirian, Bashar al-Assad prej shpërthimit të luftës në Siri më 2011.
Mikdad ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi vazhdojnë të mbështesin terrorizmin në Siri, i cili përbën kërcënim për Lindjen e Mesme dhe botën.
Më 21 shkurt presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai do të njohë kërkesën e liderëve separatistë për pavarësim të të dyja rajoneve që ata kontrollojnë në Ukrainë.
Ai po ashtu ka thënë se do të dërgojë trupa ruse për të shërbyer si, siç i ka quajtur ai “paqeruajtës” – deklaratë të cilën Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar “pakuptim”.
Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër vendimin e Putinit. /REL/
(Kosova Sot Online)