Qendrimi i Kenisë per krizën në Ukrainë që po merr vëmendjen e botës

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 17:42
Qendrimi i Kenisë per krizën në Ukrainë që po merr vëmendjen e botës

Vendimi i Rusisë për t’ua njohur pavarësinë dy rajoneve lindore të Ukrainës ka nxitur reagimin e gjithë botës. Ka reauar SHBA-ja, shtetet e BE-së e institucione të sigurisë, gjithashtu edhe NATO. Janë vendosur edhe sanksione.

Megjithatë qëndrimi i Kenisë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka marrë vëmendje të madhe për shkak të fakteve të listuara dhe përmbajtjes së fjalimit nga Përfaqësuesi i tyre OKB.

“Kenia bën një deklaratë të fortë për të kundërshtuar cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të mbajtur në orën 21:00 më 21 shkurt. Shiheni deklaratën e plotë të dorëzuar më poshtë”, thuhet në njoftimin e Përfaqësisë së Përhershme të Kenisë në OKB.

Në këtë qëndrim zyrtar të Kenisë, potencohet fakti se përpjekjet për diplomaci kanë dështuar, derisa konsiderojnë se ndërhyrja e Rusisë në dy zonat lindore të Ukrainës është shkelje e integritetit territorial të Ukrainës, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kenisë ka thënë se në vend të shikimit mbrapa në histori si nostalgjik të rrezikshëm, kanë zgjedhur të ecin përpara.

Ndër të tjera në qëndrimin e publikuar, thuhet se Kenia sikurse shumica e shteteve të tjera të Afrikës, nuk i ka vendosur kufijtë vet, por se ata janë vendosur nga Parisi, Londra e Lisbona. Derisa shtojnë se pavarësisht se ata kufij nuk i kënaqin, kanë vendosur t’i respektojnë për hir të paqes dhe për shkak të karakterit të Kombet e Bashkuara.

Kjo pasi Vladmir Putin në fjalimin e tij teksa njeh pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, flet me pretendime historike se si Ukraina ka qenë e Rusisë dhe se kanë lidhje të vjetra, prandaj synon pushtimin.

(Kosova Sot Online)