Kryediplomati ukrainas kërkon më shumë sanksione: Goditeni ekonominë e Putinit, më shumë, më fort

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 11:17
Kryediplomati ukrainas kërkon më shumë sanksione: Goditeni ekonominë e Putinit, më shumë, më fort

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje vendeve partnere të shtetit të tij që tash t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë.

“Për ta ndalur Putinin nga agresioni i mëtejmë, ne u bëjmë thirrje partnerëve që të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë tani. Hapat e parë vendimmarrës u bënë dje dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Tash, duhet të rritet presioni për ta ndalur Putinin. Goditini ekonominë dhe miqtë e tij. Goditni më shumë. Goditni fort. Goditni tash”, thuhet në postimin e kryediplomatit ukrainas.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera perëndimore tashmë i kanë vendosur sanksione të reja Rusisë, pasi Moska vendosi që ta njohë pavarësinë e dy rajoneve lindore ukrainase dhe që të dërgojë trupa atje.

Gjermania gjithashtu e ka pezulluar procesin e miratimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, i cili tashmë është ndërtuar dhe do ta lidhte Gjermaninë me Rusinë.

(Kosova Sot Online)