Nga sot deputetët që mungojnë në seanca dënohen

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 15:40
Nga sot deputetët që mungojnë në seanca dënohen

Tash e tutje, deputetët që mungojnë në seanca do sanksionohen edhe financiarisht. Këtë e ka mundësuar votimi i Rregullorës së re të Kuvendit.

Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se shuma e dënimit do të saktësohet nga Kryesia e Kuvendit

Po ashtu, Rrustemi tha se tash do formohet edhe Konferenca e Shefave të Grupeve Parlamentare, që bashkë me Kryesuesin e Kuvendit do mbajnë mbledhje të rregullta, për t’i përpiluar politikat e

Kuvendit, e po ashtu edhe do t’i caktojë seancat.

Ndërsa, sipas tij, do të venitet paksa pesha e Kryesisë së Kuvendit me Rregulloren e re.

(Kosova Sot Online)