Inteligjenca amerikane: Rusia do të sulmojë tërë Ukrainën brenda 48 orëve

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 19:50
Inteligjenca amerikane: Rusia do të sulmojë tërë Ukrainën brenda 48 orëve

Sot ka raporte se inteligjenca amerikane ka paralajmëruar Ukrainën se një sulm i gjithanshëm është i pashmangshëm.

Dy autokolona të veçanta me pajisje ushtarake që nuk kishin shenja të dukshme u panë duke lëvizur drejt qytetit të Donetsk që ndodhet në Ukrainën lindore, raportoi Reuters.

Guardian konfirmoi se paralajmërimi për një sulm të afërt i ka shkuar Ukrainës dhe aleatëve dhe se Britania e Madhe ka ndarë vlerësimin e SHBA-së.

Përfundimi është se ka formacione të mëdha ruse në lëvizje, kështu që vlerësimi është se një sulm mund të lëshohet në çdo kohë.

Newsweek ishte i pari që raportoi këtë, duke thënë se SHBA paralajmëroi se ofensiva do të vinte brenda 48 orëve.

Korrespondentja e inteligjencës në CNN, Katie Bo Lillis ka thënë se raportimi i saj konfirmoi raportimet e Newsweek.

Katie Bo Lillis tha se qyteti i Kharkiv do të ishte veçanërisht në rrezik.

(Kosova Sot Online)