Kapen 83 kg drogë në Han të Elezit, sekuestrohet pasuri e madhe -përfshirë villa në Brezovicë

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:25
Kapen 83 kg drogë në Han të Elezit, sekuestrohet pasuri e madhe -përfshirë villa në Brezovicë

83 kilogramë e 592 gram substancë narkotike, e llojit heroinë, është kapur dje në pikën kufitare në Han të Elezit. Droga është gjetur në një kamion me targa të Turqisë.

Si rrjedhojë, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar, gjashtë nga ta janë kosovarë dhe një shtetas turk. Më pas janë kontrolluar edhe pesë lokacione.

Policia njofton për sekuestrimin e pasurisë së madhe.

“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë.

Njoftimi i plotë i policisë:

BLERJA, POSEDIMI DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Pika Kufitare, Hani i Elezit (NN) 23.02.2022 – 14:00. Pas disa veprimeve operativo-hetimore gjatë një operacioni  policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në 592 gr është ndaluar një kamion me targa të Turqisë, gjatë kontrollit  në të janë gjete dhe sekuestruar 83 kg 592 gr substanca të dyshuara narkotike të cilat dyshohet të jenë heroinë.

Në këtë operacion janë arrestuar shtatë persona meshkuj gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme. Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë. Të gjithë personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)