
Latifi: Putin 5 pare s’i jep që rusët vuajnë nga sanksionet

Profesori universitar Blerim Latifi thotë se Perëndimi duhet të ndalojë Vladimir Putinin, i cili sipas Latifit, ka treguar sjellje irracionale.
“Fitorja e Perëndimit nuk mund të arrihet me politikën e zbutjes së Putinit. Me thënë : “Mirë të sakrifikojmë Ukrainën, ta sakrifikojmë Lituaninë”. Kjo është qasja që e kanë ndjek në fillim të Luftës së Dytë Botërore”, shpjegon Latifi.
“Një lider i fuqishëm që manifeston sjellje irracionale ai duhet me u ndalë para se me bo dëmin e madh”, tha Latifi.
Sipas Latifit, Putin nuk ndalet vetëm me sanksione, pasi Putini nuk mërzitet nëse rusët vuajnë nga sanksionet.
(Kosova Sot Online)