Hajnat me maska antiCOVID grabisin një person në vendin e punës, ia marrin 300 euro

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 10:25
Hajnat me maska antiCOVID grabisin një person në vendin e punës, ia marrin 300 euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se derisa ishte në vendin e punës, tre persona të dyshuar i kanë grabitur para në vlerë 300 euro, nga arka.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 20:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, tre persona të dyshuar i kanë grabitur para në vlerë 300 euro nga arka. Të dyshuarit nuk ishin të armatosur vetëm me maska Covid”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)