Beteja e Kievit para syve të gazetarit të CNN

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 10:37
Beteja e Kievit para syve të gazetarit të CNN

Pak minuta pasi Vladimir Putin shpalli një “operacion special ushtarak” në agim të së enjtes, shpërthime u dëgjuan pranë qyteteve kryesore të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve përfshinte raketa dhe sulme ajrore, të cilat goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare.

Reporteri Matthew Chance nga CNN, ka qenë duke raportuar drejtpërdrejt nga një bazë ajrore në periferi të Kievit, kur pati një përplasje mes trupave ruse dhe ukrainase.

Momenti i frikshëm është filmuar i gjithi në kamera, ndërsa fatmirësisht Chance ka arritur të dalë nga ajo situatë pa lëndime./A2CNN

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

(Kosova Sot Online)