Si ia ndaloi Rahoveci hyrjen trupave ruse për 120 ditë

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 17:55
Si ia ndaloi Rahoveci hyrjen trupave ruse për 120 ditë

Për 120 ditë, mijëra luftëtarë e civilë të Rahovecit kundërshtuan hyrjen e trupave ruse.

Pamja që e ka para syve, e rikthen në kohë. Kështu i kalonin ditët gati 23 vite më parë, Sebajdin Cena dhe shokët tjerë të luftës.

Qëllimi i tyre ishte i qartë: moslejimi i forcave Ruse në territorin e Rahovecit.

Tentimet e rusëve vazhdonin gjithnjë, por pa sukses.


Rezistenca e Rahovecianëve që zgjati mbi 120 ditë nuk dallonte shumë nga ato të mëhershmet.

Dështimet i detyruan rusët të vendosnin bazën më larg.

Aty ende ka mbetur një objekt që përdorej si kuzhinë nga ta.

Por si e morën vesh që trupat holandeze po largoheshin dhe ato ruse po vinin?

Kjo iu kumtua UÇK-së në mesnatë nga komandantë të NATO-s, por ishte e papranueshme.

Si Kryetar i Këshillit për Organizimin e Protestave, për pak orë mblodhi mijëra njerëz rreth Rahovecit.

Gëzimi për këtë fitore morale të rahovecianëve ishte tejet i lartë dhe interesimi i mediave ndërkombëtare ishte i jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online)