Zelensky: Sapo fola me Macronin, armët nga partnerët tonë janë rrugës për Ukrainë

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 08:36
Zelensky: Sapo fola me Macronin, armët nga partnerët tonë janë rrugës për Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka njoftuar se sapo ka përfunduar një bisedë më Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Një ditë e re në frontin diplomatik filloi me një bisedë me Emanuel Macronin. Armë dhe paisje nga partnerët tonë janë rrugës për në Ukrainë: Koalicioni kundër-luftës po funksionon”, ka shkruar Zelensky.

Ndryshe, Zelenskyi është lajmëruar sot me një video-mesazh të xhiruar në qendër të Kievit, pas lajmeve të rrejshme që thotë se po shpërndahen.

Video-mesazhi i Zelenskyt është shpërndarë nga “The Kyiv Independent”, e ku Zelensky dëgjohet duke thënë se s’do t’i lëshojnë armët dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre.

“Ka shumë informacione të rrejshme online se unë i kam bërë thirrje ushtrisë që t’i lënë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne s’do t’i lëshojmë armët tona. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.

https://twitter.com/ZelenskyyUa?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497456125431717888%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzelensky-sapo-fola-me-macronin-armet-nga-partneret-tone-jane-rruges-per-ukraine%2F

(Kosova Sot Online )