Tanket ruse pa naftë, ukrainasi i pyet ushtarët se mos duan që t’i kthejë në Rusi

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 11:44
Tanket ruse pa naftë, ukrainasi i pyet ushtarët se mos duan që t’i kthejë në Rusi

Sot po shënohet dita e tretë e luftës në Ukrainë, derisa rusët po përballen më rezistencën e fortë të vendasve në tentimin për pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë përveç rezistencës ukrainase, rusët po përballen edhe me probleme të tjera. Në një video që po qarkullon në “twitter” e të cilën e ka shpërndarë edhe redaktori për Moskë i Financial Times, Max Seddon, shihet se si tanket ruse kanë ngelur pa naftë rrugëve.

“Video e pabesueshme. Djaloshi ukrainas po i pyet nëse duan që ai t’i kthejë në Rusi”, ka shkruar Seddon, teksa ka shpërndarë videon e publikuar nga Liveuamap.

(Kosova Sot Online)