
Vetëm 329 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

329 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 812 mijë e 571.
815 mijë e 710 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës. Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
(Kosova Sot Online)