
Kjo do t’a nervozojë Moskën, BE i ndihmon Ukrainës t’i gjejë trupat ruse

Bashkimi Europian i ka kërkuar qendrës së saj satelitore në Madrid, që t’i ofrojë informacion inteligjent Ukrainës për lëvizjet e trupave ruse, ndërsa vendet Unionit janë shprehur edhe më të vendosura, që ta rrisin ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën.
Kështu ka bërë të ditur Kryediplmoati europain, Josep Borell, në një konferencë për media, ku ka thënë se sanksionet e BE’së ndaj Rusisë do t’i kushtojnë edhe vetë Europës.
“Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të paguajmë çmim më të lartë në të ardhmen” ka thënë ai.
“Relacionet me Rusinë nuk do të përcaktoghen në të ardhmen nga tregtia” ka shtuar Borell.
(Kosova Sot Online)