Ministri francez i financave: Do ta kolapsojmë ekonominë e Rusisë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 10:52
Ministri francez i financave: Do ta kolapsojmë ekonominë e Rusisë

Rusia do të përballet me kolapsim të ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve perëndimore që e ndëshkojnë Moskën për nisjen e pushtimit të Ukrainës, tha të martën ministri francez i financave Bruno Le Maire, raporton The Guardian.

SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj bankës qendrore të Rusisë, bizneseve të saj kryesore, oligarkëve dhe zyrtarëve, duke përfshirë vetë Vladimir Putinin, dhe kanë ndaluar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për radion France Info. “Ne do ta provokojmë kolapsin e ekonomisë ruse.”

Rubla ruse ra në mënyrë drastike të hënën.

(Kosova Sot Online)