Këto janë të gjitha ndihmat në miliona që ia dhanë shtetet Ukrainës për pak ditë

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 12:01
Këto janë të gjitha ndihmat në miliona që ia dhanë shtetet Ukrainës për pak ditë

Pas agresionit rus në Ukrainë, shtetet perëndimore janë mobilizuar për ta ndihmuar shtetin e evropës lindore me armë dhe mjete financiare.

Sipas të dhënave nga Parlamenti i Ukrainës, gjatë ditëve të fundit, Ukraina ka pranuar armë nga BE-ja në vlerë 450 milionë euro, 230 milionë dollarë nga Norvegjia ndihmë humanitare, 110 milionë euro nga Italia.

Belgjika ka dërguar 3 mijë pushkë automatike dhe 200 armë anti-tank, kurse Gjermania 500 armë kundër-ajrore dhe anti-tank.

Republika Çeke 18 milionë dollarë dhe Suedia 5 mijë armë anti-tank.

(Kosova Sot Online)