Masat e reja: Hiqet ora policore, hapen klubet e natës

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 13:34
Masat e reja: Hiqet ora policore, hapen klubet e natës

Ashtu siç raportuan mediet, masat anti-COVID do të ndryshojnë pas uljes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.

Ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.

Media raporton se dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 përqind dhe me certifikata të vaksinimit.

Këto masa do të propozohen sot në Qeveri dhe më pas pritet miratimi i tyre.

(Kosova Sot Online)