
“Merhaba asker”, momenti kur Vjosa Osmani i drejtohet gardës së Erdoganit

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur në gjuhën e tyre ushtarët turq që u rreshtuan për të pritur atë në Pallatin Presidencial në Ankara.
Ajo u prit nga homologu i saj turk Reccep Tayyip Erdogan, me ftesën e së cilit po qëndron në Turqi për vizitë zyrtare.
Osmani dhe Erdogan pritet që të dalin në një konferencë të përbashkët për media pas takimit.
Vjosa Osmani flet nga pak gjuhën turke. Kjo i ka rënë në sy edhe Ministrit turk të Mbrojtjes, gjatë viztës së fundit në Prishtinë, i cili e ka komplimentuar për këtë.
(Kosova Sot Online)