Kryhet takimi Osmani-Erdogan, Presidenti turk flet edhe për dialogun me Serbinë

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 17:35
Kryhet takimi Osmani-Erdogan, Presidenti turk flet edhe për dialogun me Serbinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayipp Erdogan ka thënë se është i interesuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë edhe më tutje.

Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kjo vizitë e delegacionit kosovar në Turqi do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve.

“Ndjej një kënaqësi të madhe që mirëpres presidenten e Kosovës Vjosa Osmani me rastin e vizitës së parë zyrtare në Turqi. Mirë se keni ardhur në Ankara. Mendoj që vizita e presidentes në Turqi do të shërbejë për forcimin e partneritetit mes vendeve tona”, tha Erdogan.

Më tutje, ai tha se në takim me presidenten Osmani kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Në takimin me znj.presidente ne diskutuam, të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe mes vendeve tona. Kemi shkëmbyer mendimet mbi situatën në rajonin tonë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne biseduam se edhe çfarë mund të bëjmë më tutje për vendet tona”, tha ai.

Erdogan theksoi se Turqia i kushton rëndësi të madhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Jemi ndër vendewt e para që e kemi njohur Kosovën si shtet. Dihet vlerta që ne i kushtojë sovranitetit territorial të Kosovës. Ne kemi mbështetur vlerat e Kosovës qysh në ditët e para. Ne e mbështesim zhvillimin e Kosovës dhe me atë që Kosova të pranohet në organet ku e ka vendin”, ka thënë ai.

Presidenti turk theksoi se Turqia ka rritur eksportin e produkteve nga Kosova.

Ai u deklarua edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Turqia e mbështet edhe dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Është në interesin tonë që dialogu të përfundojë sa më shpejtë me njohje reciproke dhe paqe të ndërsjellë që do të shërbejë edhe për rajonin”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)