Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 20:46
Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë si përgjigje për rolin që ky vend po luan në pushtimin rus të Ukrainës.

Katër zyrtarë të mbrojtjes janë sanksionuar, duke e pasur të pamundur të udhëtojnë në Britani të Madhe dhe të shfrytëzojnë asetet e tyre në këtë vend.

“Ne po i shkaktojmë dhimbje ekonomike Vladimir Putinit dhe atyre që janë të afërt me të”, tha Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

“Regjimi i Lukashenkos (president i Bjellorusisë) nxit dhe ndihmon aktivisht pushtimin e Ukrainës dhe për këtë do të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putin”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)