Banori i Kharkivit i bën thirrje NATO’s: Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat dhe aeroplanët rusë

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 11:22
Banori i Kharkivit i bën thirrje NATO’s: Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat dhe aeroplanët rusë

Glib Mazepas, banor i qytetit të Kharkiv, i ka thënë se BBC-së se është e frikshme që të jetosh nën bombardimet ruse dhe në sulmet me raketa.

Ai ka përshkruar se si gjatë natës ka pasur bombardime të rënda në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Ai përshkroi gjithashtu momentin kur dëgjoi sulmin me raketa të djeshme në Sheshin e Lirisë në Kharkiv

“Ishte një zë fishkëllimë mbi kokat tona… pastaj bum. Mbaj mend që shtëpia jonë nuk po dridhej aq shumë sa po dridhej nga e majta në të djathtë, për rreth pesë sekonda. Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme”, tha ai për BBC.

Ai thotë se çdo zhurmë që dëgjon tani ai supozon se mund të jetë një sulm rus.

“Dje gruaja ime po ngrohte diçka me mikrovalë. Dhe unë u tremba sepse mendova se ishte një lloj sulmi. Ju mësoheni shumë shpejt me luftën, më besoni. Është çështje një ose dy ditësh. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kështu.”, tha më tutje ai.

Mazepas thotë se është mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare, por dëshiron që NATO të shkojë më tej duke vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

” Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për aeroplanët rusë. Sepse ata thjesht do të bombardojnë të gjithë qytetin deri në hi.”, deklaroi ai. 

(Kosova Sot Online)