Trevjeçarja ukrainase me kancer që po strehohet me familje në banjën e banesës së tyre në Kharkiv

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 14:22
Trevjeçarja ukrainase me kancer që po strehohet me familje në banjën e banesës së tyre në Kharkiv

Tre vjeçarja Polina Dudko nga Kharkiv po i kalon ditët duke luajtur dhe duke fjetur në banjo, sepse mamaja e saj shpreson se është vendi më i sigurt në banesën e tyre.

Kseniya nuk ka jetuar kurrë një luftë dhe ajo nuk di si ta mbrojë më mirë vajzën e saj dhe është e frikësuar.

Familja është bllokuar në Kharkiv, i cili është nën zjarr të fortë prej ditësh tashmë.

Polina ka kancer – neuroblastoma me rrezik të lartë.

Ajo u trajtua në Izrael dhe pak para se Vladimir Putin t’i shpallte këtë luftë Ukrainës. Në Kharkiv, ilaçet e saj po mbarojnë dhe nëna e saj nuk mund të marrë më shumë.

Ata duan të largohen, por kanë frikë të kalojnë nëpër një qytet nën zjarr për të arritur në stacionin e trenit.

Kseniya thotë se ndihet ‘si një llotari’, ku nuk e keni idenë nëse raketa tjetër do të godasë shtëpinë tuaj.

(Kosova Sot Online)