“Si të ziheshin duke vjedhur ndonjë kabllo”, pamjet e ushtarëve rusë të kapur nga Ukraina

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 17:14
“Si të ziheshin duke vjedhur ndonjë kabllo”, pamjet e ushtarëve rusë të kapur nga Ukraina

Forcat ushtarake të Ukrainës po njoftojnë çdo ditë e më shumë për ushtarë rusë të zënë robë, automjete e pajisje luftarake të rusëve të konfiskuara.

Së fundmi, forcat informative të Ukrainës kanë publikuar një fotografi të ushtarëve rusë të zënë peng.

Ata shihen të ulur në gjunj e me duar pas kokës.

“Ushtria ruse e kapur. Në sfondin e luftëtarëve tanë, ata duken si njerëz të pastrehë që u kapën duke vjedhur një kabllo”, shkruajnë forcat ukrainase në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)