Deputeti ukrainas shihet duke i gjunjëzuar tre ushtarë rusë

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 17:30
Deputeti ukrainas shihet duke i gjunjëzuar tre ushtarë rusë

Forcat ukrainese vazhdojnë të publikojnë fotografi të ushtarëve rusë të dorëzuar. Në mesin e atyre që i është bashkuar ushtrisë duke e veshur uniformën e duke u armatosur, është edhe deputeti ukrainas, Roman Kostenko.

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës është parë në qytetin Mykolaiv në jug të Ukrainës. Ai qëndron i armatosur përpara tre ushtarëve rusë, të cilët janë të lidhur dhe të ulur në gjunj.

(Kosova Sot Online)