
Osmani pritet nga presidenti i Maltës, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga homologu i saj në Maltë, George Vella, në ditën e parë të qëndrimit të saj në këtë shtet.
Ajo ka falënderuar Vellan për mbështetjen që Malta i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se këtë vazhdon ta bëjë edhe tani në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në organizata ndërkombëtare.
Osmani gjatë ditës së djeshme është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara.
(Kosova Sot Online)