Ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 17:58
Ministri i Jashtëm i Rusisë u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje

Andrey Kozyrev, ish-Ministër i Jashtëm i Rusisë u ka bërë thirrje diplomatëve rusë që të japin dorëheqje nga postet e tyre për shkak se “është bërë e pamundur të përkrahet lufta vëllavrasëse në Ukrainë”.

Kozyrev, që ka shërbyer Ministër i Jashtëm i Rusisë gjatë periudhës së rënies së Bashkimit Sovjetik dhe më pas edhe në Rusinë e Boris Yeltsin, u ka thënë në Twitter diplomatëve rusë “ju jeni profesionistë dhe jo propagandistë të lirë”.

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të dorëhiqen në shenjë proteste. Diplomatë të dashur rusë, ju jeni profesionsitë dhe jo propagandistë të lirë. Kur kam punuar në Ministrinë e Jashtme, ishe krenar me kolegët e mi. Tani, thjeshtë, është e pamundur që të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavarësëse në Ukrainë”, ka shkruar Kozyrev.

(Kosova Sot Online)