Rama: Bunkerët e Enverit i privatizoi Saliu, nuk strehohemi dot!

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 23:01
Rama: Bunkerët e Enverit i privatizoi Saliu, nuk strehohemi dot!

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh i bindur sonte se Shqipëria nuk do të preket nga lufta që ka nisur në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është pjesë e NATO-s, por nuk dha garanci për rritjen e çmimeve, pasi Shqipëria furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina. Një kunj e kishte edhe Berishën kur i përmendën strehimin në bunkerët e ndërtuar nga Enver Hoxha.

“Çmimet vazhdojnë të rriten sepse disa nga mallrat esencialë, që vinin nga Rusia dhe Ukraina si gruri nuk janë më në disponim sikur ishin, jo se do të mungojë, se ka edhe një lloj paniku në disa vende “hajt të shkojmë të marrim ushqime se do të fillojë lufta”. Por nuk funksionon kështu.

Ditën që lufta vjen në Shqipëri, dmth është mbyllur filmi ynë si botë. Jemi në zemër të luftës së tretë botërore dhe pastaj aty… por jemi shumë shumë shumë larg kësaj imagjinate, shpresoj dhe besoj. Ne jemi në NATO që funksionon në parimin, “u prek njëri, janë prekur të gjithë”. Ukraina nuk është në aleancë.

Lufta bëhet se NATO kërkon të futet Ukraina dhe Rusia thotë kurrë dhe prandaj NATO nuk ndërhyn dot atje, por në cdo vend tjetër, një cm të preket, aty i është hapur luftë Anglisë, Amerikës dhe kujdo. Këtë e kam për ata që më shkruajnë “pastroni vendstrehimet e shokut Enver”, që përveç të tjerash i ka privatizuar Saliu” tha ai.

(Kosova Sot Online)