U kapën me 1 kg kokainë, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 10:38
U kapën me 1 kg kokainë, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, njofton prokuroria.

“Prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  hetimore deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”, përfundon njoftimi i tyre.

(Kosova Sot Online)