Greva e punëtorëve të administratës në gjykata është skenar kriminal i dizajnuar nga nëntoka e SHIK-ut ilegal!

Greva e punëtorëve të administratës në gjykata është skenar kriminal i dizajnuar nga nëntoka e SHIK-ut ilegal!

Gani Qarri

  • 03 March 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI -Gani Qarri

Mjerisht gjyqësori i Kosovës, si sektori më dëshpërues, i përcjellë gjatë gjithë kohës me dobësitë nga më të ndryshmet dhe mos efikasitetin total, për dy dekada me radhë, në shtetin tonë të kapur nga mafia politike dhe SHIK-u ilegal, përveç mungesës drastike të efikasitetit në (mos)zgjidhjen e lëndëve, të cilat për vite të tëra flenë e pluhurosen në sirtarët e gjykatave, tani  ka zgjedhur momentet më kritike, që të organizojë edhe greva! 

Qëllimi i krijimit të kësaj situate me greva në sistemin e drejtësisë  është që ti jap vendit edhe një goditje të rëndë,  me organizimin e grevave të punëtorëve të administratës në gjykata të cilët kërkojnë privilegje të veçanta, për dallim nga ato që ju sigurohen sipas ligjit të nëpunësve civil në institucionet e Kosovës, para aktivizimit të VETTING-ut, i cili pritet ta ndajë shapin nga sheqeri, dhe gjykatësit e prokurorët pasiv si dhe të inkriminuarit e të pasuksesshmit, ti dërgojë përfundimisht në shtëpi, pasi që nuk e duan punën dhe rendin as ligjin në shtetin tonë të ri. Siç merret vesh nga mediet, greva është iniciuar nga administrata e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe si me marrëveshje paraprake, është mbështetur me automatizëm edhe nga gjykatat tjetra, madje përveç punëtorëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, grevën e kanë nisur edhe punëtorët e administratës së degës së saj në Podujevë, Drenas e Lipjan si dhe në Gjykatën e Apelit, ani pse puna e tyre tash e mbi 20 vite nuk ka rezultuar pothuajse asnjëherë me sukses dhe ka lënë gjithmonë, shumë për të dëshiruar. 

Po të njëjtën ditë,grevën e kanë nisur edhe punëtorët e administratës të Gjykatës së Apelit të cilët po kërkojnë super privilegje dhe paga të përafërta me ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa punëtorët e administratës në gjyqësor, kërkojnë aprovimin  e Ligjit të veçantë për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive, duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik. 

Kërkesa tjetër edhe më e habitshme, është jo vetëm ngritja e pagave, por pikërisht këta të cilët nuk mundën të marrin asnjëherë vlerësim pozitiv për efikasitet në punë dhe detyrë, tani po kërkojnë edhe pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Madje përveç këtyre kushteve speciale që kërkojnë për vete, ata nuk duan që as të ushqehen nga të ardhurat personale, por kërkojnë ekstra pagesa për shujta ditore dhe pagesat e udhëtimit.

 Prandaj është koha e fundit, që Ministria e Drejtësisë të kujdeset për të vendosur urgjentisht rend e ligj dhe përgjegjësi në këtë shtyllë kryesore të shtetit, të cilën e shkatërroi SHIK-u për dy dekada me radhë, me kapjen e të gjitha strukturave të pushtetit dhe instalimin e tyre edhe në drejtësi, duke përfshirë edhe administratën e Prokurorisë dhe të gjykatave në gjithë vendin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".