Zelensky krahason pushtimin rus me pandeminë: Na ka sulmuar një virus tjetër

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:45
Zelensky krahason pushtimin rus me pandeminë: Na ka sulmuar një virus tjetër

Mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit rus po funksionon, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në një video të publikuar të enjten në rrjetet sociale.

Pavarësisht se Moska vijon të bombardojë Kievin dhe qytete të tjera prej mesnatës, nuk ia ka dalë të marrë kontrollin e kryeqytetit.

“Nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë”, tha Zelensky, duke shtuar se forcat ukrainase kanë marrë çdo ditë furnizime në armatime nga aleatët ndërkombëtarë.

Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend, të regjistruar 2 vite më parë. “Por tani na ka sulmuar një virus tjetër”, tha ai.

Sikurse është raportuar edhe në mediat ndërkombëtare, Zelensky tha se Rusia ka ndryshuar taktik dhe po bombardon edhe objekte civile, pasi e kuptoi se rezistenca ukrainase i hoqi nga duart “fitoren e shpejtë” që kishte parashikuar./A2CNN

(Kosova Sot Online)