Kryeprokurori i shtetit nuk guxon të jetë frikacak, i varur nga grupet informale të politikes dhe kriminalitetit!

Kryeprokurori i shtetit nuk guxon të jetë frikacak, i varur nga grupet informale të politikes dhe kriminalitetit!
Kryeprokurori i shtetit nuk guxon të jetë frikacak, i varur nga grupet informale të politikes dhe kriminalitetit!

Muhamet Kelmendi

  • 03 March 2022 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Varshmëria e Kryeprokurorit nga politika a grupet informale ekonomike, deri edhe armiqësore, e dëmton se tepërmi shtetin. Shtetit i duhet një Kryeprokuror që nuk ka frikë dhe që mbi çdo gjë e ka ligjin dhe shtetin. Pa atë prokuror, nuk mundë të funksionoj shteti ligjor. Organet tjera janë formale. Prokuroria e shtetit është garanti i shtetit të së drejtës, i barazisë para ligjit dhe i zbatimit adekuate të normave penale.

Funksionimi adekuat dhe në përputhje me ligjin e procedurës hetimore dhe asaj gjyqësore varet kryesisht nga prokuroria si organ fillestar i zhvillimit të procedurës. Çdo veprim juridik fillon me marrë formë ligjore me hapjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Qytetari, shoqatat dhe institucionet e ndryshme të luftimit të krimit i drejtohen prokurorive të vendit për fillimin juridik të procedurës. Shikuar në këtë anë dhe në faktin se nga prokuroria që i zhvillon hetimet dhe e ngritë akuzën varet edhe zhvillimi i procedurës në gjykatë, fiton ky organ peshë të veçantë në shtetet ku sundon ligji.

Provat, faktet dhe dëshmitë dalin nga prokuroria. Ky është organi që nxjerr zyrtarisht prova dhe është i thirrur të veproj kurdoherë konform ligjit në fuqi,duke u mbështetur në ligj dhe duke respektuar palët në procedurë. Në këtë anë, fakte dhe prova, dëshmi paraqesin të gjitha palët në procedurë. Ligji nuk e ndalon askënd në sjelljen e fakteve dhe të dëshmive. Mirëpo, që hetimet të jenë konformë ligjit dhe procedura të mbështetet në ligj, garant është Kryeprokurori (Prokurori i shtetit). Në këtë pozitë futet zakonisht konkurrenca transparente dhe në procedurë asnjëjse fiton më i kualifikuari.

Zakonisht lypset kualifikimi shkollor, përvoja në punë, sukseset në punën paraprake, kryesisht në fushën e zbatimit të ligjit, morali, familja dhe e kaluara e saj, si dhe qëndrimet ndaj shtetit dhe krimit. Kryeprokurori është garanti i zbatimit të ligjit nëpër prokuroritë e Republikës. Nga ai varet suksesi dhe ballafaqim me ligjin i kriminelëve në vend. Nëpërmjet Kryeprokurorit ndërtohet një prokurori funksionale dhe e aftë me u ballafaquar me çdo kënd që vepron në kundërshtim me ligjin.

Pa prokuror të tillë, nuk zhvillohet lufta kundër krimit, korrupsionit, kontrabandës dhe armiqve të vendit. Varshmëria e Kryeprokurorit nga politika a grupet informale ekonomike, deri edhe armiqësore, e dëmton se tepërmi shtetin. Shtetit i duhet një Kryeprokuror që nuk ka frikë dhe që mbi çdo gjë e ka ligjin dhe shtetin. Pa atë prokuror, nuk mundë të funksionoj shteti ligjor. Organet tjera janë formale. Prokuroria e shtetit është garanti i shtetit të së drejtës, i barazisë para ligjit dhe i zbatimit adekuate të normave penale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".