Ukraina kap “tradhtarin” që i dha informata Rusisë për bombardimin në Kyiv

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 18:26
Ukraina kap “tradhtarin” që i dha informata Rusisë për bombardimin në Kyiv

Shërbimi Inteligjent ukrainas ka prangosur një ukrainas i cili u ka dhënë informacioneve forcave ruse përfshirë edhe bombardimin e kullës së televizionit të Kievit.

Përmes një postimi në Twitter, Shërbimi Sekret i Ukrainës ka publikuar edhe incizimet nga shkërmbimi i informatave me forcat ruse.

“SBU ka ndaluar një tradhtar të përfshirë në bombardimin e kullës së televizionit në Kiev. Ai u ka siguruar informacione armikut përfshirë bombardimin e kullës së TV Kiev për të ndaluar transmetimin e kanaleve ukrainase. Si rezultat i bombardimeve, pesë civilë kanë vdekur”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)