
Putin si Millosheviqi: Po u krijojmë korridore humanitare civilëve që të largohen

Vladimir Putin ka akuzuar forcat ukrainase se po përdorin civilët si “mburoja njerëzore”.
Lideri i Kremlinit, Vladimir Putin, i ka përshkruar ushtarët rus si ‘heronj të vërtetë” dhe megjithëse pranoi se ‘kanë humbur disa qytete të vogla”, ai këmbëngul se operacioni ushtarak special në Ukrainë po shkon ‘sipas planit’.
“Suksesi” i ushtrisë ruse në Ukrainë janë shembuj të atij “heroizmi” thotë Putin.
Ai tha se ukrainasit dhe rusët janë “një popull” por se ukrainasit janë “të rrezikuar” dhe u është “shpërlarë truri”.
Putin tha se trupat ruse po sigurojnë korridore humanitare për civilët në mënyrë që ata të largohen.
(Kosova Sot Online)