Ukraina thotë se faqet qeveritare po hakohen për t’u përhapur lajme të rrejshme

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 19:20
Ukraina thotë se faqet qeveritare po hakohen për t’u përhapur lajme të rrejshme

Zyrtarë ukrainas paralajmërojnë se hakerët kanë hyrë në faqet e internetit të qeverisë lokale për të përhapur lajme të pa vërteta se Ukraina ka kapitulluar dhe se ka nënshkruan traktat paqeje me Moskën.

Një numër faqesh zyrtare të “autoriteteve rajonale dhe qeverive lokale” janë marrë dhe po përdoren për të përhapur ‘gënjeshtra’ lidhur me një marrëveshje që i jep fund luftës, njoftoi Agjencia Ukrainase për komunikim dhe mbrojtje të informacionit, duke akuzuar “armikun” për një gjë të tillë.

Nuk u bë e qartë se cilat faqe janë hakuar.

(Kosova Sot Online)