S’ka më vodkë ruse, super-marketet britanike e heqin nga raftet

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 19:25
S’ka më vodkë ruse, super-marketet britanike e heqin nga raftet

Zinxhiri i katërt i super-marketeve më të mëdha në Britaninë e Madhe “Morrisons”, ka ndalur shitjen e vodkës ruse.

“Morrisons” ka deklaruar se ky vendim vjen si pasojë e vendimit të Rusisë për ta pushtuar Ukrainën

Rrjeti i supermarketeve ka thënë se do ta heq nga lista e produkteve vodkën standarde të Rusisë, por nuk e ka specifikuar se kur do të nis së zbatuari vendimi.

Edhe rrjeti tjetër i marketeve ushqimore “Co-op”, që operon në Britaninë e Madhe, ka marrë vendim për ndalimin e shitjes së këtij produkti, meqenëse njihet si produkt rus.

(Kosova Sot Online)