Kërcënimi i Johnson: Do ta godasim Putin deri sa të ndalojë

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 22:25
Kërcënimi i Johnson: Do ta godasim Putin deri sa të ndalojë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson përsëriti edhe njëherë qëndrimin se sanksionet ndaj Rusisë nuk do të ndalojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë britanike deklaroi se sanksionet do të ashpërsohen më tej deri saj makina e luftës së Putin të ndalojë.

“Ne do të vazhdojmë ta dëmtojmë sa më shumë ekonomikisht Vladimir Putin dhe makinën e tij të luftës për sa kohë që ai vazhdon sulmet barbare ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë”.


(Kosova Sot Online)