Arrestohen dy të mitur, e detyruan një tjetër t’u sillte para

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 10:46
Arrestohen dy të mitur, e detyruan një tjetër t’u sillte para

Policia e Kosova ka arrestuar dy të mitur, pasi në vazhdimësi e kishin detyruar një të mitur tjetër që t’u sillte para atyre.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 03.03.2022 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi të njëjtit në vazhdimësi duke e kanosur, kishin detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur) që tu sillte atyre para. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduara që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)