Duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin, Haradinaj: Jemi krenarë të gjithë

  • E. /
  • 05 March 2022 - 13:48
Duke shtrënguar duart me Rifat Jasharin, Haradinaj: Jemi krenarë të gjithë

Kosova përkujton sot nisjen e betejës së serbëve ndaj familjes Jashari, betejë e cila i mori jetën familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

Për shënimin e kësaj dite është mbajtur ceremonia e rreshtimit të Njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së, ku përveç krerëve të shtetit dhe opozitës ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifati.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga ceremonia, ku në një nga fotot shihet se Rifat Jashari shtrënguan fort duart me Haradinajn.

“Në nderim të rënies së Jasharajve, Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pranë ushtarëve me të cilët jemi krenarë të gjithë”, shkruan Haradinaj.

(Kosova Sot Online)