Nuse e vjehërr u vranë nga hajduti, zbulohen emrat

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 17:22
Nuse e vjehërr u vranë nga hajduti, zbulohen emrat

Vjehërr e nuse, Bukurie Bami rreth 80 vjeçe dhe Fatmira Bami rreth 60 vjeçe janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre në Devoll gjatë ditës së sotme.

Burime për Abc bëjnë me dije se ato janë vrarë me armë. Dyshohet se autori ka qenë një hajdut i cili ka hyrë për të grabitur.

Rrethanat janë ende të paqarta. Policia vijon punën për kapjen e autorit të identifikuar tashmë.

Shtëpia tashmë është kthyer në skenë krimi ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Dyshohet se ato janë vrarë me armë por në trupin e viktimave ka pasur edhe shenja goditjeje me sende të forta, po ashtu edhe në fytyrë.

(Kosova Sot Online)