Bie interesimi për vaksinimi, brenda ditës jepen vetëm 533 doza

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 15:05
Bie interesimi për vaksinimi, brenda ditës jepen vetëm 533 doza

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

(Kosova Sot Online)